E dhimbshme: Ky është 58-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura mbrëmë në Prishtinë

  • E.K /
  • 13 May 2021 - 11:51
E dhimbshme: Ky është 58-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura mbrëmë në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, vetura e ka goditur për vdekje një këmbësor.

Viktima e këtij rasti është Shefki Januzi, 58-vjeçari i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja e veturës.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 17:00 në varrezat e fshatit Orllan të Podujevës.

(Kosova Sot Online)