Lexoni edhe:
Ja cila është e vërteta, a doli COVID-19 nga laboratori?
Pamje ku shihet polici i RENEA-s duke shkëmbyer kokainë
Policia e Shtetit në Tiranë dje ka zhvilluar një operacion antiDrogë me ç’rast në mesin e tre të arrestuarve është edhe një zyrtar policor i RENEA-s, Xhulio Lici, i cili u kap me 1 kg kokainë.
Lici ka qenë në vëzhgim dhe përgjim nga forcat e policisë për një kohë.
Ja cila është e vërteta, a doli COVID-19 nga laboratori?Lexoni edhe:
Fillimisht tre personat e arrestuar u takuan në një lokal në rrugën e vjetër të Ndroqit. Atje ishte parkuar automjeti tip Benz, ku ndodhej lënda narkotike, drejtuar nga Luan Gaci.
Atje shkon një tjetër mjet i kësaj marke, efektivi Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Ninami. Ky ishte momenti i shkëmbimit të kokainës dhe policia ndërhyn duke kryer arrestimet, ndërkohë që vetë efektivi ka hedhur pakon e drogës në tokë. Droga sipas policisë shpërndahej më pas në zona të ndryshme të Tiranës si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore.
(Kosova Sot Online )