Peshkaqeni 4.5 metra i gjatë kafshon për vdekje një person

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 11:28
Peshkaqeni 4.5 metra i gjatë kafshon për vdekje një person

Një surfist australian ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen 4.5 metra i gjatë në ujin afër plazhit Tuncurry në Uellsin e Ri Jugor të Australisë.

Ky është rasti i parë fatal i konfirmuar nga sulmi i një peshkaqeni në ujërat australiane në vitin 2021, ndonëse besohet se një burrë tjetër është mbytur nga peshkaqeni në janar të këtij viti në jug të Australisë.

Mjekët u thirrën për të shkuar në plazh rreth orës 11 e 20 minuta të së martës sipas kohës lokale, pasi burri në të pesëdhjetat u kafshua nga peshkaqeni përderisa po bënte surfing, shkruan The Guardian.

Policia tha se burri i sulmuar nga peshkaqeni pësoi lëndime serioze në pjesën e sipërme të kofshës. Ai u nxor nga uji, por vdiq pavarësisht përpjekjeve të  njerëzve që qëlluan afër dhe mjekëve.

Ekspertët e peshkaqenëve i kanë analizuar fotografitë e plagëve dhe kanë vlerësuar se sulmi ka gjasë të jetë shkaktuar nga një peshkaqen i bardhë i gjatë rreth 4.5 metra.

Pas këtij rasti u mbyll plazhi në një segment të caktuar për së paku 24 orë. Autoritetet kanë filluar që ta kërkojnë peshkaqenin përmes dronëve dhe pajisjeve tjera të sofistikuara.

Ndryshe, sulmet e peshkaqenëve në Australi janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallë përfundojnë me fatalitet. Vetëm vitin e kaluar, tetë persona në Australi u mbytën nga peshkaqenët.

(Kosova Sot Online)