
Pamje: Izraeli bombardon veturën në lëvizje

Izraeli po i vazhdon sulmet në Gaza pavarësisht thirrjes së presidentit amerikan, Joe Biden, për armëpushim. Autoritetet izraelite thanë se kanë vrarë mbi 150 terroristë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se sulmet do të vazhdojnë, ndërsa numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 212, përfshirë 61 fëmijë.
Një veturë e bombarduar afër bregdetit në Gaza. Besohet se tre persona kanë mbetur të vdekur në këtë sulm.
Sipas Izraelit, 120 militantë të Hamasit dhe 25 anëtarë të grupit Xhihadi Islamik janë vrarë gjatë sulmeve, shkruan Daily Mail.
Në një video nga ajri shihet se si një veturë në lëvizje goditet me raketë dhe menjëherë përfshihet nga flakët.
(Kosova Sot Online)