Guardia di Finanza: Nëse kokaina do të shitej me pakicë do të fitoheshin mbi 100 milionë euro

  • G.G /
  • 18 May 2021 - 12:46
Guardia di Finanza: Nëse kokaina do të shitej me pakicë do të fitoheshin mbi 100 milionë euro

“Guardia di Finanza” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shqipërisë, kanë zbuluar një trafik ndërkombëtar të mbi 400 kilogramëve kokainë brenda një konteineri që ka ardhur nga Amerika e Jugut në Kosovë.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një konteineri “në tranzit” nga porti i Santos në Brazil që kishte destinacion një kompani në Lipjan.

Në përfundim të operacionit ndërkombëtar antidrogë, “Guardia di Finanza”, policia shqiptare dhe kosovare, pasi ndoqën kontejnerin për tërë udhëtimin, sekuestruan 400 kilogramë kokainë të pastër, të fshehura në kuti që zyrtarisht përmbanin “pulë”.

Menjëherë pas ngjarjeve, 25 persona, duke përfshirë punonjës dhe shoferë të kompanisë në Lipjan iu nënshtruan arrestimit të policisë, duke përfshirë 7 nën arrest për trafik ndërkombëtar droge. Sipas “Guardia di Finanzia”, nëse droga do të shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtimit të drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi 100 milionë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=rvKp9Y1JAb8&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)