Lexoni edhe:
Mjaft me monopole, të gjitha kontratat pa bazë ligjore si me kompaninë Devolli... të ANULOHEN!
Kanë nisur homazhet për kompozitorin Fahri Beqiri, në Teatrin Kombëtar në kryeqytet.
Beqiri ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur muzikanti Valton Beqiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka njoftuar se varrimi i kompozitorit do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë miqtë dhe familjarët se sot pushoj së rrahuri zemra e më të dashurit tonë
FAHRI HAXHIBEQIRI
Homazhet do të mbahen nga ora 14:00 deri 15:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Varrimi do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
(Kosova Sot Online)