“U gjet i vdekur në oborr”, policia jep detaje për vdekjen në Prishtinë

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 09:23
 “U gjet i vdekur në oborr”, policia jep detaje për vdekjen në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 18.05.2021-06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.

(Kosova Sot Online)