VETTING-u, arma e vetme për çlirimin e drejtësisë nga kapja e madhe politike dhe krimi i organizuar

VETTING-u, arma e vetme për çlirimin e drejtësisë nga kapja e madhe politike dhe krimi i organizuar
VETTING-u, arma e vetme për çlirimin e drejtësisë nga kapja e madhe politike dhe krimi i organizuar

Skender Mulliqi

  • 19 May 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Patëm gjatë këtyre viteve shumë afera korruptive të nivelit të lartë si thuhet, por që nuk veprojë si duhet dhe sa duhet dora e ligjit, si hallka më e dobët e pushtetit të pasluftës në Kosovë. Ka ardhur koha që të kemi reformim të tërësishëm të te gjitha sistemeve e veçmas, në sistemin e drejtësisë, kur nevojitet që më në fund të ndodhë Vettingu shumë i përfolur dhe jo i zbatuar deri më sot.

Kosova doli e shkatërruar nga flakët e luftës. Njerëzit të ikur nga lufta ne mënyrë mahnitëse u kthyen në vatrat e tyre shekullore. Filloje rindërtimi i vendit si është më së miri, edhe pse në kushte shumë të vështira , së shumë kush kishte mbetur pa strehë mbi kokë. Vendi nuk u zhvillua ashtu siç është pritur sepse na u paraqiten befas dy fenomenet më negative, siç ishin krimi i organizuar dhe korrupsioni. U paraqitën këto fenomene së bashku më dukuri tjera negative të pas luftës , sepse ata që erdhën në pushtet e ndihmuan krimin dhe korrupsionin, ose u bën hisedarë më to. Krim dhe korrupsion na u instalua më bollëk në të gjitha sistemet, duke i qetuar shumë ato nga funksioni që e kishin .Kosova mbeti mbrapa proceseve zhvillimore dhe mbrapa proceseve demokratike.

Mbeti vend më numrin më ta lartë të atyre që kërkojnë punë. Nga pushtetet e pa përgjegjshme dhe te korruptuara , vendi u varfërua skajshmërisht, u krijua pa perspektivë për të jetuar në Kosovë , që pak kush e kishte pritur një zhvillim kaq negativ te ngjarjeve. Çdo sistem u ndikua nga politika ditore, se faktikisht sistemet edhe ranë në duar të një grupimi të caktuar hileqarë politike , të cilët kontrolluan për 20 vite çdo gjë në Kosovë. Me se keqi e pësuan në ketë marshim të tyre organet e drejtësisë dhe gjyqësori. Këto u kontrolluan rreptë nga pushtetet e tipit më shumë autokratik që u trashëgua nga e kaluara komuniste. Na u krijuan dallime të mëdha shoqërore dhe politike , ku pakica sundojë shumicën. Një kategori e njerëzve tw politikës dhe të biznesit e pasuruan në mënyrë jo ligjore , mu për faktin së kishin vu kontrollin e rreptë të tyre mbi organet e pushtetit vendimmarrës, dhe mbetën të pa prekshëm nga ligji , ose edhe kur u ndeshën më ligjin u nxorën si qimja nga tëlyeni.

Për të funksionuar ashtu si duhet shteti ligjor, duhet që vihet pikë të gjitha deformitetëve shoqërore dhe politike .E më së shumë luftë duhet bërë krimit dhe korrupsionit. Kur nuk mbetet imun askush nga ligji çfarëdo pozite që të ketë, atëherë mund të llogarisim në shtetin e të së drejtës. Mjaftë është bërë më drejtësi selektive, e cila ka bërë që të kemi krim dhe korrupsion të niveleve enorme .Kjo shoqëri për shumë vite ju është nënshtruar frikësimit nga sundimtarët në pushtet. Të marrim të gjithë kurajën qytetare dhe të vihen në dispozicion për ti luftuar të gjitha dukuritë devijante , që kjo shoqëri më në fund të dekriminalizohet.

Detyrë parësore e pushtetit të ri është që të fut në funksion të gjitha mekanizmat për stabilitet politikë, ekonomik dhe institucional. Vetëm më punë të ndershme , më moral dhe përgjegjësi të lartë politike , edhe mund ti arrijmë të gjitha objektivat zhvillimore, dhe synimet për tu bërë pjesë e Evropës së Bashkuar. Tashmë ekziston një klimë dhe vetëdijesim I ri politike , që gjendja sa më parë të ndryshohet për të mirë , dhe për një jetë shumë më të lumtur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".