Isufi konfirmon se ka dhënë dorëheqje nga VV në Gjilan, thotë se aryset nuk janë vetëm personale

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 19:59
Isufi konfirmon se ka dhënë dorëheqje nga VV në Gjilan, thotë se aryset nuk janë vetëm personale

Nevzad Isufi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Media duke u thirrur në burime të saj gjatë ditës ka raportuar se Isufi ka dhënë dorëheqje poashtu edhe nga posti i asamblistit në Kuvendin Komunal.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Isufi i cili ka treguar edhe arsyet e dorëheqjes. Ai tha se përveç arsyeve personale ka edhe arsyet të tjera që janë strukturat e Lëvizjes.

“Po, është e vërtetë, kam dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së Vetëvendosjes në Gjilan. Arsyet i kanë strukturat e Lëvizjes. Ka arsye personale por nuk janë të vetme. Por, mund ta konfirmoj që kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat, prej kryetarit, anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek asamblisti”, është shprehur Isufi 

(Kosova Sot Online)