Shqiptohen mbi 700 gjoba për mosrespektim të Ligjit Anti-COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 10:39
 Shqiptohen mbi 700 gjoba për mosrespektim të Ligjit Anti-COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba për mosrespektim të ligjit kundër COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 719 qytetarë për mosrespektim të masave Anti-COVID.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1259 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave të trafikut.

Gjatë 24 orëve janë raportuar 31 aksidente me dëme materiale dhe 19 me të lënduar, ndërsa janë arrestuar 26 persona, 22 në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë që Policia e Kosovës për çdo ditë gjobit qindra qytetarë për mosrespektim të masave Anti-COVID dhe rregullave në trafik.

(Kosova Sot Online)