“Apokalips” në këtë vend, bëhet portokall ambienti

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 12:10
 “Apokalips” në këtë vend, bëhet portokall ambienti

Skena apokaliptike në Rusinë lindore. Një stuhi e madhe që mbart pluhur me vete e bëri qiellin portokalli, shkruan Russia Today.

Videot tregojnë një re masive portokalli që për një kohë të shkurtër, e mbartur nga një erë shumë e fortë, ‘gëlltiti’ qytetin. Gjithashtu u raportua për dëmtime të mëdha materiale, për shkak të erës së stuhishme.

Stuhia përfshiu rajonin e Astrakhanit, i cili i përket republikës ruse të Kalmykia, si dhe në Dagestan, që ndodhet në veri të Kaukazit.

Pamjet nga Astrakhani tregojnë rrugë të shkreta me mjegull të verdhë rëre, ndërsa ata pak njerëz që u gjetën në atë situatë, u larguan për ndonjë vend të sigurt.

Stuhia që shpërtheu atë rajon të mërkurën gjithashtu dëmtoi linjat e energjisë, shkatërroi disa çati të shtëpive dhe shkuli pemët që ranë mbi veturat e parkuara.

(Kosova Sot Online)