Përleshje e përgjakshme në burgun e këtij shteti, të burgosurve u hiqet koka

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 13:56
 Përleshje e përgjakshme në burgun e këtij shteti, të burgosurve u hiqet koka

Policia në Guatemala ka thënë se së paku shtatë të burgosur janë vrarë gjatë një lufte mes bandave rivale në një burg në Quetzaltenango.

Shumicës prej viktimave iu hoq koka në kohën kur anëtarët e grupeve mafioze “Mara Salvatrucha” dhe “Barrio 18” e sulmuan njëri-tjetrin brenda burgut, shkruan BBC.

Burgu ku ndodhi përleshja e përgjakshme ndodhet rreth 200 kilometra larg kryeqytetit dhe ka kapacitet prej vetëm 500 të burgosurish, por në të tash për tash po mbahen mbi dy mijë.

Zëdhënësi i policisë kombëtare tha se rreth 500 oficerë policie janë dërguar në këtë burg për ta marrë situatën nën kontroll.

Burimet e policisë u thanë medieve lokale se njëri nga të burgosurit kishte dhënë urdhër për ta sulmuar bandën rivale si hakmarrje për vrasjen e gruas së tij, e cila u qëllua për vdekje nga dy burra vetëm disa orë para përleshjes.

Gati gjysma e 3.500 vdekjeve të dhunshme që ndodhin çdo vit në Guatemala kryhen nga grupet mafioze, thonë zyrtarët.

(Kosova Sot Online)