Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 15:13
Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme pritet që të mbajë mot me diell dhe i vranët.

Sipas IHMK-së , temperaturat maksimale do të arrijnë në 24 gradë Celsius, teksa ato minimale prej 5-8 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)