Kuvendi dështon të zgjedhë zëvendësit e Avokatit të Popullit

  • A.P /
  • 20 May 2021 - 18:10
Kuvendi dështon të zgjedhë zëvendësit e Avokatit të Popullit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka mbyllur punimet e seancës së sotme plenare.

Në pikën e fundit të rendit të ditës ishte zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, por që asnjëri nga këta kandidatë nuk mori votat e mjaftueshme pasi që kriteri për këtë zgjedhje është të sigurojnë nga 50 vota.

Katër personat më të votuar ishin Arta Ibrahimi me 30 vota, Selman Imeri me 32 vota, Naile Alaj me 32 vota dhe Maria Radulloviq me 30 vota.

“Në bazë të kësaj që e konstatoi Komisioni, mund të themi që asnjëri prej kandidatëve nuk i ka marr 50 vota pro, asnjëri prej kandidatëve nuk është zgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit”, deklaroi Konjufca.

Në këtë votim morën pjesë 98 deputetë.

Pas kësaj, Konjufca mbylli punimet e kësaj seance.

(Kosova Sot Online)