Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, njihuni me pilotet që po lavdërohen nga SHBA’ja

  • E.K /
  • 22 maj 2021 - 10:08
 Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, njihuni me pilotet që po lavdërohen nga SHBA’ja

Valdeta Mehanja dhe Armela Murati, janë dy pilotet që po lavdqrohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një shkrim për suksesin e tyre, duke i cilësuara si të “parat” në punën që bëjnë.

“Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21. DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)