Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes një person

  • E.K /
  • 22 May 2021 - 09:55
Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Gjilan në “Rrugën Qarkore” rreth orës 13:25 mes një veture dhe një kamioni.

Siç njofton Policia e Kosovës, si pasojë e këtij aksidenti, ka vdekur një person.

Tutje është bërë e ditur se me endim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Qarkore, Gjilan 21.05.2021 – 13:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe kamioni. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)