Letra e Ajnshtajnit me ekuacionin e famshëm E = mc2, shitet në ankand me një çmim rekord!

  • E.K /
  • 22 maj 2021 - 13:59
Letra e Ajnshtajnit me ekuacionin e famshëm E = mc2, shitet në ankand me një çmim rekord!

Një letër e shkruar me dorë nga Albert Einstein, që përmban ekuacionin më të famshëm në botë "E = mc2", është shitur në ankand në SH.B.A. për 1.2 milion dollarë, trefishi i çmimit të pritur.

Sipas Arkivave të Ajnshtajnit në Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë dhe Universitetin Hebre të Jeruzalemit, ekzistojnë vetëm katër letra të shkruara me dorë të Ajnshtajnit që përmbajnë ekuacionin emblematik, i cili u prezantua për herë të parë në një botim shkencor në 1905. 



Kjo letër me një faqe, e datës 26 tetor 1946, drejtuar fizikantit polako-amerikan Ludwik Silberstein, i cili kishte sfiduar disa nga teoritë e Ajnshtajnit, është e vetmja nga katër me ekuacionin në duart e një koleksionisti privat.

Letra ishte në dosjen personale të Silberstein, e cila ishte shitur nga trashëgimtarët e tij.

Vlera e letrës çoi në një luftë ofertash gjatë ankandit midis pesë blerësve të mundshëm, e cila u zvogëlua në dy kur çmimi kaloi 700,000 dollarë.

 Fituesi i ankandit dhe blerësi i letrës mbetën anonim.

(Kosova Sot Online)