23-vjeçari i shpallur në kërkim kapet në doganën e Morinës, i gjendet edhe kanabis në çantën e shpinës

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 14:28
23-vjeçari i shpallur në kërkim kapet në doganën e Morinës, i gjendet edhe kanabis në çantën e shpinës

Policia e Kuksit bën me dije se me të është arrestuar edhe një 22-vjeçar.  Gjatë kontrollit të kryer në makinën me të cilën dy të rinjtë po udhëtonin, në çantën e krahut të 23-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njeri nga të arrestuarit i shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për mashtrim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasve:

A.V., 23 vjeç, dhe V. B., 22 vjeç, banues në Prishtinë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi A. V. ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës  e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. V. dhe V. B.  

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

(Kosova Sot Online)