Mbi 58 mijë kosovarë e kanë marrë vaksinën anti-Covid deri tash

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 13:19
 Mbi 58 mijë kosovarë e kanë marrë vaksinën anti-Covid deri tash

Në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë ka vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç dhe marrja e dozës së dytë për personelin shëndetësor që kanë marrë dozën e parë në Kukës.

Gjatë së martës është vërejtur interesim më i vogël i atyre që kanë marrë vaksinën.

Afrim Hetemi tha se nuk ka pritur për tu vaksinuar dhe se sipas tij, procesi po shkon në rregull.

“Sot e morra vaksinën për të cilën kam aplikuar online dhe sot jam ftuar dhe nuk pat ndonjë parregullsi”.

“Më duket qe deri tani është në rregull pas asaj rrëmuje që ishte e paplanifikuar, kurse tash duket në rregull”, Hetemi.

Përderisa koordinatori i Qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi në një konferencë për medie tha se numri total i të vaksinuar ka shkuar në mbi 58  mijë, përderisa në këtë qendër janë vaksinuar deri në orën 12:00, 140 persona.

“Siç po e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i popullatës nga grupmosha mbi 65 vjeç e mbi dhe paralelisht edhe për personelin shëndetësor që kanë marrë dozën e parë në Kukës. Në sallën ‘1 Tetori’ aktualisht janë vaksinuar mbi 140 persona dhe janë duke pritur secili për kohën e vet”, tha Bardhi.

(Kosova Sot Online)