Humbësit e zgjedhjeve nuk pajtohen me ndëshkimin

Humbësit e zgjedhjeve nuk pajtohen me ndëshkimin
Humbësit e zgjedhjeve nuk pajtohen me ndëshkimin

Dardan Grapci

  • 25 May 2021 - 13:06

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Protestat e veteranëve të UÇK-s janë të panevojshme duke e ditur që krejt kjo është lojë e partive politike të cilat thuajse ende janë të zhgënjyera nga humbja e 14 shkurtit të këtij viti. Pensionet e veteraneve do të rriten muajve në vazhdim, sepse e dimë  që Kryeministri Kurti e ka në plan të Qeverisë këtë projekt dhe këtë detyrë.

Ushtruesi i detyrës se Kryetarit të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-s, Faton Klinaku me këto mesazhet që paralajmërojnë mundësinë e organizimit të protestave,  publikisht po anon kah partitë të cilat derisa kanë qenë në pushtet, thuajse asnjëherë nuk ju kanë ndihmuar e lëre më të jua rrisin pagat- pensionet. E dyta,  numri i veteranëve të UCK-së  është  tepër i madh. Të gjithë e digjmë se si  janë fryrë listat duke u futur në lista  ilegalisht edhe persona që nuk e meritojnë fare statusin e veteranit, dhe këto dallavere janë bërë gjatë mandatit derisa ka qenë President Hashim Thaçi.

Unë mendoj që lista e veteranëve të UCK-së duhet të ri-shqyrtohet dhe të pastrohet, ku në fund ata që me të vërtetë kanë luftuar për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës t’ju rriten pagat dhe t’ju ndihmohet edhe në të ardhmen, duke e ditur që shumica prej veteranëve nuk mundë të punojnë sepse janë invalid apo të plagosur , gjë që jua  pamundëson që të punojnë. Partia Demokratike e Kosovës duhet të distancohen nga këto manovra politike, dhe mos të provojnë, të provokojnë e të sjellin trazira në vend, duke e përdor një organizatë siç është OVL- e UÇK-s për përfitimet e tyre partiake. Po e them këtë sepse me Kushtetutë dhe Ligjet e Kosovës, Kryeministri e ka për detyrë që të përkujdeset edhe për këta veteranë dhe ai do ta bënë këtë vetëm duke u bazuar në ligj.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".