Donika Gërvalla i bishtnon pyetjes së Kujtim Shalës për Asociacionin: A jeni me ne apo me arushën

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 15:21
 Donika Gërvalla i bishtnon pyetjes së Kujtim Shalës për Asociacionin: A jeni me ne apo me arushën

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala në komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pyetur ministren Gërvalla se çfarë qëndrimi ka Qeveria e Kosovës lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Kryediplomatja Gërvalla është munduar t’i ikë pyetjes duke i thënë deputetit të LDK-së se “a jeni me ne apo me arushën”.

“Kur flisni me kaq lehtësi për çështjen e Manastirit të Deçanit, regjistrimit të tokave, flisni për gjashtë pikat e Asociacionit nganjëherë sinqerisht ulem dhe mendoj me kë janë këta njerëz janë me ne apo me arushën”, ka thënë Gërvalla.

Më pas deputeti Shala e ka pyetur atë se për cilët njerëz e ka fjalën.

“Cilët njerëz”, e ka pyetur Shala, Gërvallën.

Kurse, ministrja e Jashtme i është përgjigjur duke thënë se nuk dëshiron të shpalos detaje se çfarë do të hedhin në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

“Këta njerëz që japin mendime të qarta se si duhej të ishte qasja jonë ndaj këtyre vendimeve. Një bisedë të tillë, por në bisedat për normalizimin me Serbinë, njeriu nuk i hedh të gjitha letrat në tavolinë në fillim të procesit. Na lejoni të mbajmë edhe ne disa argumente të cilat do të jenë të vlefshme në procesin e bisedimeve, unë nuk do të doja të shpalos të gjitha detajet të çdo segmenti që kemi menduar”, ka thënë Gërvalla.

(Kosova Sot Online)