U dërgua për trajtim urgjent në Turqi, flet hoxha i njohur nga Mitrovica

  • G.G /
  • 27 May 2021 - 12:48
U dërgua për trajtim urgjent në Turqi, flet hoxha i njohur nga Mitrovica

Hoxha i njohur nga Shipoli, Fatmir Latifaj, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Për të u raportua se mbrëmë u dërgua për trajtim urgjent në Turqi.

Pas këtij lajmi, ka reaguar vetë hoxha.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, thotë se ai gjendet në Turqi për një ekzaminim të gjendjes shendetësore rreth zemrës.

Tutje, ai njofton se kjo vizitë nuk ka ardhur me urgjencë, por pas rekomandimit të kardiologëve shqiptarë.

Shkrimi i plotë:

NJOFTIM PËR OPINION

Vëllëzer dhe motra

Selam alejkum

Unë jam në Turqi për një ekzaminim të gjendjes time shendetësore rreth zemrës gjithësesi me rekomandim të kardiologëve tanë në Kosovë & Shqipëri, falë Zotit jo me urgjencë, kështuqë të gjithë dashamirëve të mi i'u siguroj që pas këtyre ekzaminimeve shtesë, do të sqarohet detajisht gjendja ime cili intervenim duhet te behet, kështuqe për cdo eventualitet do t'iu njoftoj me kohë in shaa Allah!

Iu deshiroj një ditë bukur

Allahu iu dashtë dhe iu ruajt!

Me respekt Fatmiri!

Ankara Turqi!

(Kosova Sot Online)