Nëna e Donjeta Pajazitaj flet pasi u dënua Naser Pajazitaj, e përmend edhe kryeplakun e fshatit

  • E.K /
  • 27 maj 2021 - 14:11
 Nëna e Donjeta Pajazitaj flet pasi u dënua Naser Pajazitaj, e përmend edhe kryeplakun e fshatit

Nëna e Donjeta Pajazitaj, ka folur para mediave pas vendimit të gjykatës që dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn.

Ajo e ka përmendur kryeplakun e fshatit të Strellcit të Deçanit, Haki Pajazitajn, i cili ishte arrestuar nën dyshimin se i kishte dërguar letra familjes së viktimës pas vrasjes së saj.

“Dua të them se s’na ka shku mendja kurrë, sikur ato gjashtë javë ku edhe në varrim të Donjetës ka ardhur i dënuari. Unë nuk e fali Haki Pajazitajn, i cili e ka ditë rastin dhe e ka leju në varrim të saj me ardhë, ku më pas më ka njollos mua por edhe djemtë e mi. Ai ka thënë se djemtë i paskan thënë fjalë të rënda, ne kemi kërkuar nga grupi i tij i fshatit të tregojnë se çfarë fjalë i kemi thënë, por ai nuk është përgjigjur. Ajo ka qenë një rrenë, andaj s’është përgjigjur hiç”, ka thënë nëna e Donjeta Pajatizajt para mediave.

Ajo ka thënë se kryeplaku i fshatit kishte deklaruar përmes letrave se Donjeta ka qenë në lidhje me Hysni Pajazitajn, me të cilin kishte mbetur edhe shtatzënë, por ka thënë që i njëjti nuk ka publikuar asnjëherë fakte për deklaratat e tij.

(Kosova Sot Online)