Dritan Abazoviq në qershor pritet të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 10:46
 Dritan Abazoviq në qershor pritet të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd në qershor.

Abazoviq ishte i ftuar në një emision televiziv të televizionin A1TV dhe tha se me kënaqësi do të udhëtonte në Beograd, shkruan Tanjug.

“Mali i Zi duhet të dërgojë një ambasador të ri në Serbi”, tha Abazoviq duke shtuar se “ne duhet të provojmë të relaksojmë marrëdhniet dhe t’i zbresim ato në shoqërore”.

Ai tha se nuk dëshiron raporte armiqësore sidomos me fqinjët.

(Kosova Sot Online)