Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë Policinë

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 10:40
Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë Policinë

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmë për arrestimin e Malë Sejfijaj. Ai po kërkohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të të kërkuarit, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

(Kosova Sot Online)