Përgjigjja e Kurtit kur pyetet se a ka qenë pjesë e UÇK-së

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 13:09
Përgjigjja e Kurtit kur pyetet se a ka qenë pjesë e UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjes se a ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se a ka qenë pjesë e UÇK-së, Kurti ka thënë se nuk është koha për fushatë zgjedhore, dhe se fushatën do ta bëjnë pas pushimeve verore.

“Sa i përket fushatave zgjedhore, ato do t’i bëjmë pas pushimeve verore, tani jemi për të parë punimet infrastrukturore”, tha Kurti para gazetarëve.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin Pressing , ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK.

Këtë deklaratë Remi e ka bërë pasi u pyet për deklaratën e Kurtit në Bruksel ku tha se Ballkani Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës.

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar”, është shprehur Remi.

“Me Albin Kurtin jam takuar edhe në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit”, ka thënë Remi.

 “Ai ka qenë me detyra të veçanta në Drejtorinë Politike. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci”, ka deklaruar Remi.

(Kosova Sot Online)