Vrau një grua para të bijës 8-vjeçare, 42-vjeçari shqiptar kërkon azil në Angli: Kam frikë, mos më ktheni

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 13:48
 Vrau një grua para të bijës 8-vjeçare, 42-vjeçari shqiptar kërkon azil në Angli: Kam frikë, mos më ktheni

Një 42-vjeçar shqiptar i dënuar më herët në Shqipëri, hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me 68 emigrantë të tjerë shqiptarë ka kërkuar azil me pretendimin se ka frikë nga gjakmarrja nëse rikthehet përsëri në vendlindje.

Shtetasi me ininciale A.M akuzohet për vrasjen e një gruaje para vajzës së saj 8-vjeçare.

Ai është mbajtur në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, teksa kërkon që të mos kthehet në Shqipëri.

Nga dokumentat e gjykatës mësohet se i riu shqiptar u kap nga policia në Britani me drogë të klasit A. Ndërkohë që në Shqipëri, përveç dënimit me 15 vjet për vrasje, ai është burgosur për dy vjet për vjedhje dhe 16 muaj për një vepër tjetër penale që ende nuk dihet.

42-vjeçari, të cilit i është dhënë anonimati nga gjykata, ishte midis 69 shqiptarëve të cilët kanë qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një “ngërçi” ligjor.

Anija e tyre u pikas në kohë, por policia nuk i prangoste dot pasi ende nuk kishin shkelur në tokën Britanike, një kriter kyç sipas ligjeve britanike.

Dy ditë pasi kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, vrasësi shqiptar kishte paraqitur një kërkesë për azil. Ai kishte deklaruar  i se ishte trafikuar në Greqi si adoleshent dhe ishte rrahur dhe detyruar të punonte atje.

(Kosova Sot Online)