Haradinaj pret në takim Palmerin, përsërit se roli amerikan në dialog është i domosdoshëm

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 13:39
Haradinaj pret në takim Palmerin, përsërit se roli amerikan në dialog është i domosdoshëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim emisarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se në takimin me diplomatin amerikan është shprehur se AAK mbetet e vendosur që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm.

“Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke”, ka thënë Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2723783624412701

(Kosova Sot Online)