Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 16:28
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Hanit të Elezit

Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete, ndërkaq rasti është konfirmuar edhe nga policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka deklaruar se nga ky aksident ka të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë.

(Kosova Sot Online)