I sulmon dhe i rrëzon për toke dy femra, arrestohet një person nga Peja

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 09:31
I sulmon dhe i rrëzon për toke dy femra, arrestohet një person nga Peja

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy gra.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

“Rr. Wesly Clark, Pejë 01.06.2021 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)