Besnik Bislimi për intervistën e Gërvallës ku thuhet se UÇK-ja ka kryer krime: Nuk i komentoj deklaratat politike të të tjerëve

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 10:11
Besnik Bislimi për intervistën e Gërvallës ku thuhet se UÇK-ja ka kryer krime: Nuk i komentoj deklaratat politike të të tjerëve

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka pyetur sot zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për deklaratat e anëtarëve të Qeverisë lidhur me luftën e UÇK-së, një ditë pas intervistës së kryediplomates, Donika Gërvallës në mediat zvicerane.

Kadrijaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta ndalë gjuhën denigruese ndaj UÇK-së që po bëhet nga Qeveria.

“Cka është kjo qeveri e shtrigave nga Qeveria? Çka keni me i thanë nënë Ferdonijës? A në këtë formë forcohet shteti? Kryeministri ta ndalë gjuhën denigruese ndaj UCK-së. Nuk ka qenë kriminele, ka bërë një luftë të drejtë, është turp, nuk forcohet subjektiviteti i Kosovës në këtë formë”, tha Kadrijaj.

Pas pyetjes së deputetes, Bislimi tha se së bashku me komisionin, Qeveria mund të punojë për të forcuar subjektivitetin e Kosovës.

Megjithatë, tha se nuk i komenton “deklaratat politike të të tjerëve”.

“Për pjesën e subjektivitetit të Kosovës mendoj që me çdo veprim tonin jemi duke u menduar që të punojmë në këtë drejtim, nuk është temë sot deklaratat politike të të tjerëve. Unë mund të them që me përgjegjësi që qeveria më pro UCK që do ta kemi edhe që do të kemi pas e që nuk lejon që UCK të kepqërdoret do të jetë jo qeveri”, tha Bislimi.

(Kosova Sot Online)