U kapën 25 mijë euro cigare të kontrabanduara, pamje nga depoja në Mitrovicë

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 12:36
 U kapën 25 mijë euro cigare të kontrabanduara, pamje nga depoja në Mitrovicë

Dogana e Kosovës ka gjetur cigare të kontrabanduara në vlerë të 25 mijë eurove, në një depo në Mitrovicë.

Media merr vesh se cigaret janë gjetur në një depo në Lagjen e Boshnjakëve.

Vlera e mallit që është gjetur është rreth 25 mijë euro, derisa shmangiet nga taksat doganore kapin shifrën rreth 60 mijë.

Për këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe nën udhëheqjen e tyre janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Më poshtë gjeni pamje nga depoja ku u gjetën cigaret e kontrabanduara

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/06/t21Bf5sTrih5BuBtEhxB_02_24c7ad18d445b46302bfaf2dc82ca3da_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)