
Lexoni edhe:
Edhe drejtësia ta merr modelin e kabinetit qeveritar, për fillimin urgjent të luftës antikrim
Qeveria e Gjermanisë të mërkurën ia dha dritën e gjelbër reformës në sistemin e kujdesit. Pjesë e reformës janë 1 miliard euro nga taksat vjetore për t’i rritur pagat e stafit të kujdestarëve dhe zvogëlimin e kontributeve që dhurohen nga banorët e shtëpive të kujdesit.
Reforma, nga e cila pritet të përfitojnë 1.2 milion punëtorët e kujdesit, vjen pas kritikave për paga të ulëta për stafin gjatë pandemisë së koronavirusit dhe është përpjekje për të tërhequr më shumë punëtor në këtë sektor në kohën kur popullsia e Gjermanisë po plaket.
Nga viti i ardhshëm, qeveria planifikon që të ndajë nga 1 miliard euro në vit për sistemin e sigurimit afatgjatë në fushën e kujdesit, që është pjesë e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, shkruan Reuters.
Shkalla e kontributit për personat që nuk kanë fëmijë do të rritet për 0.1 për qind dhe do të shkojë në 3.4 për qind të pagës së tyre, ndërsa shkalla e kontributit për prindërit do të mbetet 3.05 për qind.
Shtëpitë e kujdesit dhe kompanitë që ofrojnë kujdes shtëpiak do të duhet që nga shtatori i vitit 2022 t’i sigurojnë stafit një pagë minimale për të cilën do të arrihet marrëveshje me sindikatat e punëtorëve.
Qeveria shpreson se ky hap do të sjellë paga më të larta për një pjesë të madhe të stafit, sepse vetëm rreth gjysma e punëtorëve të këtij sektori tash për tash paguhen sipas marrëveshjeve kolektive për paga, sipas Ministrisë së Punës.
(Kosova Sot Online)