Mbi 80 mijë persona janë vaksinuar deri më tani kundër COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 10:10
Mbi 80 mijë persona janë vaksinuar deri më tani kundër COVID-19 në Kosovë

Në tërë Kosovën janë vaksinuar deri më tani 80 mijë e 126 persona me vaksinat antiCOVID, AstraZeneca dhe Pfizer.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Sipas njoftimit, vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Tutje është bërë e ditur se në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 198.

Përderisa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë gjithsej janë 10 mijë vaksina të aplikuara.

(Kosova Sot Online)