Vetaksident në Gllarevë, lëndohet shoferi

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 10:20
Vetaksident në Gllarevë, lëndohet shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:20 në magjistralen Pejë- Prishtinë, në fshatin Gllarevë.

“Rreth orës 07:20 policia ka marrë informatën për një vetë-aksident në fshatin Gllarevë. Drejtuesi i automjetit duke mos ju përshtatur kushteve atmosferike ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është vetë-aksidentuar”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova theksoi se shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore, dhe me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

(Kosova Sot Online)