Modeli gjerman nuk është mënyra e duhur për Kosovën

Modeli gjerman nuk është mënyra e duhur për Kosovën

Gani Qarri

  • 07 June 2021 - 07:53

Shkruan: ANALIST - Gani Qarri

Në fakt, modeli në fjalë, njihet si Drejtësi Tranzicionale, e cila iu imponua Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore nga 1945, deri në rënien e diktaturës komuniste të Gjermanisë Lindore më 1990, si kusht për të mos thënë dënim dhe ndëshkueshmëri ndaj gjermanëve, për ballafaqimin me të kaluarën e përgjakshme, shkaktar të të cilës ishte shteti gjerman i asaj kohe. Për aq më tepër, propozimi në fjalë, nuk mund të jetë real, as i përshtatshëm për Kosovën, për vet faktin se Kosova nuk ka nisë asnjë luftë jashtë territorit të saj dhe nuk ka qenë asnjëherë pushtuese e hapësirave të huaja shtetërore.

Po të interpretoheshin në mënyrë të drejtë dhe ligjore zhvillimet dramatike qoftë edhe vetëm në periudhën e fundit të qindvjeçarit paraprak, kur Kosova ishte viktima ndërsa Serbia agresori dhe okupatori i saj, Serbia është ajo e cila duhet të përgjigjet për gjakderdhjet dhe luftërat tragjike të shkaktuara gjithandej ish segmenteve konstitutive të federatës jugosllave, që nga Sllovenia deri në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, dhe jo Republika e Kosovës të paguaj për bëmat makabre të Serbisë, edhe pse, për gati një shekull ishte viktimë e saj.

Një shembull i tillë, në nivel ndërkombëtar, është i njohur si "Drejtësi Tranzicionale" e cila, pas Luftës së Dytë Botërore dhe “periudhës ekstreme”, të karakterizuar nga krimet më të rënda kundër njerëzimit, iu kishte imponuar Gjermanisë, për ndëshkim dhe ballafaqimin e saj me të kaluarën, si agresore dhe shkaktare e Luftës së Dytë Botërore , duke lënë miliona njerëz të vrarë, për nxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe adresimin e gabimeve, në mënyrë që ato të mos përsëriteshin më, nga Gjermania as shtetet tjera agresore, aleate të saj. Kështu që modeli gjerman për Kosovën, nuk është mënyra “e duhur” për t’u përballur Kosova me dialogun as metoda që lë shpresë për paqe e siguri dhe garanton suksese  në bisedime me Serbinë, për vet faktin se Kosova, jo vetëm që nuk ishte asnjëherë agresore, por ajo nuk është as Gjermani, dhe thjeshtë ishte viktimë e agresionit dhe okupimit serb, e cila nuk i ka mundësit, aftësitë as potencialet që të mund të ballafaqohet dhe mbijetoi një padrejtësie kaq të rëndë.

Ndaj megjithëse tepër e rëndë dhe pothuajse e pamundshme për Kosovën, njohësit e zhvillimeve politike ndërkombëtare dhe medie të ndryshme, kanë paralajmëruar së fundi se sipas “Non Papers” që po qarkullojnë në pritje të vazhdimit të dialogut me Serbinë, një nga opsionet e mundshme që do tu servohen Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshjen finale, e për ti ikur konfrontimit me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të jetë edhe modeli i dy Gjermanive, si pozicion preferencial rezervë ndërkombëtar për arritjen e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Në fakt, modeli në fjalë, njihet si Drejtësi Tranzicionale, e cila iu imponua Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore nga 1945, deri në rënien e diktaturës komuniste të Gjermanisë Lindore më 1990, si kusht për të mos thënë dënim dhe ndëshkueshmëri ndaj gjermanëve, për ballafaqimin me të kaluarën e përgjakshme, shkaktar të të cilës ishte shteti gjerman i asaj kohe.

Për aq më tepër, propozimi në fjalë, nuk mund të jetë real, as i përshtatshëm për Kosovën, për vet faktin se Kosova nuk ka nisë asnjë luftë jashtë territorit të saj dhe nuk ka qenë asnjëherë pushtuese e hapësirave të huaja shtetërore.Kosova  edhe çlirimin dhe lirinë e vet ka arritë ti fitojë vetëm me ndihmën e SHBA-ve dhe aleancës veri  atlantike të NATO-së, pas gati një shekull robërie, viktimat e të cilës edhe mese 22 vite pas lufte vijojnë të zhvarrosen nga varrezat masive gjithandej Serbisë, ndaj vërtetë ky mund të jetë një skenar tepër i vështirë i ballafaqimit të qeverisë Kurti, për t’i dhënë përgjigje konkrete vazhdimit të dialogut me Serbinë. Në fakt ideja e drejtësisë tranzcionale , gjatë dekadave të fundit u ndryshua dhe përshtat gjendjes dhe zhvillimeve të kohës, disa herë nga organizatat ndërkombëtare, si komuniteti i ndërtuesve të paqes (peace-building) e Komiteti i të drejtave të njeriut dhe termi Drejtësi tranzicionale" u zgjerua duke përfshi në vete masa, mekanizma dhe shumëllojshmërie instrumentesh, për tu shndërruar në ombrellë që shkon përtej aspektit ndëshkues të përballjes me të kaluarën, për vendet jo agresore.

Ndaj modeli i propozuar pa ndryshimin dhe përshtatjet e nevojshme, që përkojnë me realitetin e Kosovës si shtet dhe vend i viktimizuar nga Serbia agresore, duhet të kundërshtohet detyrimisht dhe tejet fuqishëm nga pala kosovare, për vet faktin se edhe ky i ashtuquajtur "Non Papper" është provokimi i radhës së qeverisë serbe dhe presidentit kriminel Aleksandër Vuçiq, si dhe një kurth tjetër i porositur nga Serbia ende koloniale e fashiste, bashkë me aleatët ë saj, për ta detyruar Kosovën të bëjë lëshime "ala Thaçi", nga ata që nuk ua duan të mirën Kosovës as shqiptarëve.

Madje Kosova dhe Serbia përbëhen nga dy popuj krejtësisht të ndryshëm dhe Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me këtë shtet kolonizator, nuk ka hy asnjëherë me dëshirën e saj, në bashkëjetesë me Serbinë dhe për mese 8 dekada ishte e okupuar me dhunë nga ky shtet agresor, ndaj edhe nëse të dy Gjermanitë për disa dekada kanë mundur të funksiononin si dy shtete të ndara, ato i takonin që të dyja të njëjtit popull dhe 'kombit gjerman' të ndëshkuara për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe dënimit të "fashizmit hitlerian"nga bashkësia ndërkombëtare, por rasti mes Kosovës dhe Serbisë është krejtësisht i ndryshëm dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me të kaluarën gjermane!? Përdorimi i modeli t gjerman edhe për Kosovën, është tendencioz dhe i rrezikshëm cili lë qëllimisht të hapur mundësinë që Serbia jo vetëm të ushqej në vazhdimësi pretendime territoriale ndaj Kosovës por edhe ta konsiderojë vendin tonë si pjesë të saj, dhe në rastin e parë që mund ti ofrohet në të ardhmen, do ta provojë serish, që ta okupojë me ushtri Republikën e Kosovës.

Madje Kosova ,në asnjë mënyrë nuk guxon të shihet as trajtohet si Gjermania e Luftës së Dytë Botërore, vetëm pse ka realizuar çlirimin dhe arritur lirinë me ndihmën e NATO-s, edhe për faktin e thjeshtë se edhe bombardimet e NATO-s do të cilësoheshin si sulmet fashiste gjermane mbi Serbinë okupatore. Pra rasti i Kosovës dallon shumë nga ai gjerman, në këtë proces të finalizimit të një marrëveshje ndërkombëtare, ngase Serbia u sulmua për shkak të 'gjenocidit' të ushtruar ndaj 'popullit të pambrojtur shqiptarë' dhe mori ndëshkimin e merituar me intervenimin ushtarak nga bashkësia ndërkombëtare ndaj 'forcave pushtuese ushtarake dhe policore serbe, njëjtë siç u bombardua edhe Gjermania e Japonia, gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të agresionit fashist të tyre ndaj vendeve tjera. Me një fjalë SHBA, NATO dhe BE, intervenuan që Kosova të çlirohej nga dhuna dhe okupimi i dhunshëm gjenocidial i Serbisë fashiste.

Kështu që "de fakto dhe de jure" Kosova edhe ndërkombëtarisht, nga '10 qershori i vitit 1999' është vend i lirë, i pavarësuar nga okupimi klasik i Serbisë hegjemoniste, fillimisht e administruar nga UNMIK-u për t’u pavarësuar dhe shpallur shtet sovran në vitin 2008, pavarësia e të cilës, me 22 korrik të vitit 2010, u vërtetua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, si segmenti më i lartë juridik i OKB-së, dhe që atëherë është njohur nga mbi 120 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prandaj Kosova dhe Serbia, ka mbi 22 vite që janë ndarë dhe jetojnë si dy shtete të pavarura, me dy kombe të ndryshme, të armiqësuara për gjatë gjithë historisë,  për shkak të okupimit dhe pretendimeve territoriale të Serbisë fashiste mbi Kosovën, pajtimi i të cilave duhet të vendoset, vetëm me pranimin e krimeve të kryera nga Serbia ndaj shqiptareve të pafajshëm, kompensimin e dëmeve të luftës, zbardhjen e fatit të të pagjeturve të cilët tash e mbi 22 vite i mbanë edhe për së vdekuri peng Serbia, dhe kërkim faljen shtetërore, për të gjitha krimet e shkaktuara përgjatë gjithë historisë që të mos guxojnë të përsëritet më,  edhe në të ardhmen nga Serbia. Vetëm një veprim i tillë i drejtë do të garantonte shkëputjen e Serbisë nga e kaluara e saj fashiste dhe parandalonte përsëritjen e agresioneve,  luftërave e konflikteve dhe krimeve e gjenocidit ndaj popujve tjerë nga ana e saj edhe në të ardhmen, si dhe krijimin e besimit për një paqe të qëndrueshme në rajon, duke dorëzuar kriminelët dhe autorët e urdhërdhënësit e krimeve të luftës,  për dënimin e tyre nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".