Prishtinë: Keqtrajtoi dy fëmijët e saj në një lokal, arrestohet një nënë

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 10:30
Prishtinë: Keqtrajtoi dy fëmijët e saj në një lokal, arrestohet një nënë

Policia njofton për arrestimin e një nëne dje në një lokal në Prishtinë, pasi e njëjta nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj.

E dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijët janë dërguar te babai i tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS /Prishtinë 07.06.2021  – 10:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është  ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre.

(Kosova Sot Online)