Izraeli cakton datën e votimin të qeverisë së re, pritet rrëzimi i Benjamin Netanyahut

  • E /
  • 08 June 2021 - 10:50
 Izraeli cakton datën e votimin të qeverisë së re, pritet rrëzimi i Benjamin Netanyahut

Kuvendi i Izraelit, i njohur si Knesset, e ka caktuar të dielën e kësaj jave si ditën kur do të votohet qeveria e re, njoftoi kryetari i këtij institucioni të martën. Votimi në kuvend pritet t’i japë fund edhe zyrtarisht epokës së gjatë në pushtet të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Nëse koalicioni i përbërë nga e djathta, e majta dhe partitë arabe e fiton besimin e deputetëve, qeveria e re do të betohet në po të njëjtën ditë, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Netanyahut dhe duke e shënuar ardhjen në pushtet të nacionalistit Naftali Bennett.

Të mërkurën e kaluar, politikani i qendrës, Yair Lapit, njoftoi se ai dhe Bennett, ish-ministër i Mbrojtjes dhe kryetar i partisë së të djathtës ekstreme, Yamina, kanë formuar një koalicion të gjerë pas zgjedhjeve të 23 marsit, të cilat ishin të katërtat në Izrael në dy vitet e fundit.

Sipas marrëveshjes, në postim e kryeministër do të jetë Bennett, ndërsa atë do ta zëvendësojë në gjysmën e mandatit partneri i koalicionit, Lapid, shkruan Reuters.

Bennett kishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Yariv Levin, që votimi i qeverisë ë re të bëhet të mërkurën, ndërsa i ka bërë thirrje Netanyahut që të heqë dorë nga përpjekjet për t’ua ndryshuar mendjen deputetëve.

(Kosova Sot Online)