Pastrimi të mos ndalet, të goditen të gjitha çerdhet që prodhojnë krim e korrupsion

Pastrimi të mos ndalet, të goditen të gjitha çerdhet që prodhojnë krim e korrupsion
Pastrimi të mos ndalet, të goditen të gjitha çerdhet që prodhojnë krim e korrupsion

Hasan Preteni

  • 08 June 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Rasti i Agjencisë së Privatizimit duhet të shtrihet edhe më gjerë. Për punën e kësaj Agjencie nuk duhet të mbyllet vetëm me largimin e Bordit dhe shuarjes së kësaj Agjencie. Çka me punën a mos punën e tyre, si u shit, si u falë prona shtetërore në Kosovë, si u zhvillua procesi i privatizimit? Duhet që i gjithë procesi të rishikohet dhe ndaj keqbërësve të ketë procedura ligjore. A duhet kryeprokurorit ti shkoj dikush në zyrë apo duhet të lëvizet definitivisht. Fatkeqësisht në këta dy muaj nuk kemi pasur reflektim në drejtimin e sundimit të rendit dhe ligjit, asnjë prokuror i ri, asnjë largim i titullarëve të institucioneve që kanë për mandat luftimin e korrupsionit.

Janë disa borde që po e bllokojnë procesin në tërësi, nuk kemi bord të OSHP-së dhe bord të KRPP-së. Bllokimi i institucioneve që e rregullojnë fushën e prokurimit është i pa justifikueshëm. Fusha që gjeneron më së shumti korrupsion është fusha e prokurimit e aty dy nga tri gjithsejtë janë jo funksionale. Janë edhe disa konkurse aktive për krerët e institucioneve të rëndësishme por edhe aty po ka ngecje të  pa justifikueshme. Bordet e Ndërmarrjeve Publike qendrore duhet të jenë më  proaktive,  të lëvizin më përzgjedhjen e shefave operativ.

Ndryshimi i bordeve nuk mundë të sjell menjëherë rezultatet e duhura, por ata në shumicën e rasteve kanë detyra mbikëqyrëse dhe në emërimin e shefave e Drejtorëve Ekzekutiv dhe stafin tjetër të nevojshëm,  financat, sekretarët, auditorët e brendshëm etj.  Duhet ti analizojnë raportet periodike dhe gjithmonë ku nuk ka performancë pozitive, duhet të reflektojnë, meritokraci në kuptimin e plotë të fjalës. Nuk duhet të politizohet shumë rreth anëtarëve të bordit. Ligji parasheh se anëtarët e bordeve nuk duhet të jenë të zgjedhur apo emëruar politikisht në 36 muajt e fundit, jo më herët.  Tek Këshillat Ekzekutive,  Ligji për Ndërmarrje Publike nuk e përjashton mundësin për të qenë politik. Duhet të veprohet sipas ligjit dhe në asnjë mënyrë tjetër të mos politizohet diçka nëse me ligj është në rregull. Meritokraci, Transparencë dhe Llogaridhënie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".