A do të mund të vaksinohet e gjithë popullsia kundër COVID-19 deri në fund të vitit 2022?

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 10:57
 A do të mund të vaksinohet e gjithë popullsia kundër COVID-19 deri në fund të vitit 2022?

Në fundjavë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se do tu bënte thirrje udhëheqësve të G7 që të vaksinojnë të gjithë botën kundër Covid-19 deri në fund të vitit të ardhshëm.

Por a është e mundur diçka e tillë? Asnjë vend nuk do të vaksinojë çdo të rritur, pasi në fakt qëllimi i vërtetë është vaksinimi i 60% ose 70% të popullsisë për të arritur imunitetin e tufës.

Ekziston mundësia që diçka e tillë të arrihet në dhjetor të 2023, por vetëm nëse ekonomitë kryesore të G7 do të bëjnë përpjekjet e duhura për ta realizuar diçka të tillë, thonë ekspertët. Skema Covax nën ombrellën e OKB-së duhet të ishte rruga kryesore për vaksinimin e vendeve më të ardhura të ulëta.

Covax nënshkroi kontrata me prodhuesit për të blerë doza 2 miliardë doza deri në fund të këtij viti. Por kjo nuk do të jetë e mundur.

Furnizuesi kryesor i tij është Instituti Serum i Indisë, i cili tani po “djeg” vaksinat në përgjigje të rritjes së  rasteve dhe numrit të viktimave dhe nuk do të jetë në gjendje të përmbushë kontratat e tij me Covax ose vende individuale para fundit të vitit, raporton abcnews.al

Përgjigja është të dhurosh.  Janë bërë shumë premtime të tilla. Britania ka blerë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar të gjithë popullsinë e saj disa herë – më shumë se 500 milion doza të tetë vaksinave të ndryshme. Qeveria ka premtuar të dhurojë tepricat e dozave  për Covax.

Njerëzit po vdesin çdo ditë. Ekziston një rritje e madhe e rasteve të koronavirusit në Nepal, si dhe Indi, dhe Afrikë. Deri në vjeshtë, duhet të prodhohen më shumë vaksina dhe vendet me të ardhura të ulëta duhet të furnizohen me dozat e premtuara.

Edhe nëse vendet e pasura do të dhurojnë vaksina, një pjesë e vendeve të varfra nuk do të jenë në gjendje t’i përdorin të gjitha – ato kanë shumë pak klinika dhe  frigoriferë dhe shumë pak punonjës të kujdesit shëndetësor për të vaksinuar popullsisë. Vaksinat do të skadojnë.

Aylward tha se vendet kishin nevoje për furnizime të qëndrueshme në mënyrë që ata të mund të krijojnë sisteme që funksionojnë, dhe që kërkojnë trajnimin e një fuqie punëtore dhe parave. Të hënën, 230 ish-udhëheqës botërorë nga pesë kontinente i shkruan G7-ës, duke shtuar thirrjet për ekonomitë më të forta për të përdorur dy të tretat e vaksinave, e cila vlerësohet në 66 miliardë dollarë për dy vite.

Sondazhi i Save the Children sugjeron që shumica e njerëzve në pesë vende më të pasura, përfshirë SHBA dhe Britaninë e mbështesin diçka të tillë. Aylward tha se kjo kishte diçka që mund të realizohej nga ana financiare. Fondi Monetar Ndërkombëtar në planin e tij të fundit për t’i dhënë fund pandemisë vendosi një objektiv të vaksinimit të 40% të popullsisë së çdo vendi deri në fund të këtij viti dhe 60% në mes të vitit 2022, raporton abcnews.al.

(Kosova Sot Online)