Serbia duhet të dënohet për hir të paqes në Ballkan, nuk mundë të shpërblehet

Serbia duhet të dënohet për hir të paqes në Ballkan, nuk mundë të shpërblehet
Serbia duhet të dënohet për hir të paqes në Ballkan, nuk mundë të shpërblehet

Muhamet Kelmendi

  • 07 June 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia i ka borxh të madh Kosovës. Me mijëra e qindra e mijëra shqiptare janë  të vrarë dhe të dëbuar. Dëmet materiale të krijuara nga Serbia në Kosovë shkojnë në miliarda Euro. Dëmet morale janë të mëdha. Me dhjetëra e mijëra femra shqiptare të përdhunuara. Edhe sot  Serbia ka  pretendime serbomëdha për serbizimin e viseve shqiptare dhe më gjerë. Është e rëndë të ecet me  këtë shtet kriminalo-fashistë në  rrugën e paqes. Shtetet e BE-së dhe vetë BE e SHBA-të kërkohet që  ta pengojnë shtetin serb. Nuk duhet lejuar që një shtet kriminal dhe gjenocidial të jetojë pa përgjegjësi. 

Ballkani Perëndimor është një territor që po prodhon edhe tash pasiguri dhe konflikte. Në këtë mes si faktor më destabilizues është Serbia. Nga ky shtet po dalin pretendimet territoriale mbi Kosovë e Maqedoni, në Bosnjë e Hercegovinë dhe ndaj Malit të Zi. Ky shtet ka dhunuar, vrarë e terrorizuar dhe bërë gjenocide ndaj popujve jo serb. Nga ky shtet po dalin edhe bazat e mos zgjidhjes së drejtë të  çështjes në Ballkan. "Non Paper" austriak ka të bëjë me dy çështje: Së pari, me çështjen e brendshme të Ballkanit Perëndimor, duke dal aty që Austria dhe disa shtete tjera, si Kroacia, Sllovenia, Hungaria,  të marrin rol aktive në zgjidhjen e çështjeve të brendshme midis shteteve.

Këtu mendohet raportet midis Kosovës e Serbisë, të Bosnjës e Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut, të Serbisë etj.. Së dyti, është çështja e një punë njëherazi të afrimit dhe anëtarësimin të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Janë këto dy çështje që natyrisht janë shumë domethënëse për sigurinë ne Ballkan dhe më gjerë. Mirëpo, me problemet nacionale të pazgjidhura dhe me shumë konflikte të përcjella nga e kaluara, është e pamundur të zgjidhen çështjet. Serbia i ka borxh të madh Kosovës. Me mijëra e qindra e mijëra shqiptare janë  të vrarë dhe të dëbuar. Dëmet materiale të krijuara nga Serbia në Kosovë shkojnë në miliarda Euro. Dëmet morale janë të mëdha.

Me dhjetëra e mijëra femra shqiptare të përdhunuara. Edhe sot  Serbia ka  pretendime serbomëdha për serbizimin e viseve shqiptare dhe më gjerë. Është e rëndë të ecet me  këtë shtet kriminalo-fashistë në  rrugën e paqes. Shtetet e BE-së dhe vetë BE e SHBA-të kërkohet që  ta pengojnë shtetin serb. Nuk duhet lejuar që një shtet kriminal dhe gjenocidial të jetojë pa përgjegjësi. 

Shtetet e tilla zakonisht vendosen nën protektorat. Kështu është bërë me Irakun dhe me Afganistanin. Gjendja më e mirë nuk është as në Siri dhe në Jemen. Në të kaluarën kishte edhe shtete tjera. Serbia kërkohet të dënohet si shtet. Kjo për të treguar drejtësinë dhe për të dhënë mësim për drejtësi. Nuk lejohet kjo formë e krimit të kaloj pa përgjegjësi. Nëse kalon kështu marrin dhe po marrin mësim edhe shtetet tjera për dhunë e gjenocid, dhe gjenocidi nuk ndalet. Këtë nuk duhet lejuar. Këtë po e thamë sepse as Austria dhe as ndonjë shtet tjetër nuk po ecin në rrugën e përgjegjësisë për dhunë e terror.

E natyrisht se së bashku nuk shkojnë kriminelët me të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe për liri. Populli shqiptar është i ndarë dhe i copëtuar. Ai gjendet i pushtuar nga disa shtete në Ballkan. Mu kjo nuk lejon ecjen e paqes. Ballkani është i trasuar dhe me kriminelët nuk vendosen bazat e paqes Nuk shkojnë njëjtë heronjtë  me kriminelët serbë, si Vuçiq e Daçiq. Nuk mund të barazohet heronjtë e luftës çlirimtare në Kosovë e më gjerë me pushtuesit e kriminelët sllavomëdhenjtë. BE e shtetet tjera me ndikim këtë duhet ndalur.  takon Francës e Anglisë të ndalin shovinizmin sllavomadh në Ballkan. Ata i  krijuan dhe i forcuan shtetet sllave  dhe ata tash duhet të angazhohen në ndaljen e kësaj gjendje në këtë vend. Austria është më e ditura në këtë mes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".