Lexoni edhe:
Raporti i IKSHPK’së: Një i vdekur dhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë
Xhiron e rrjetit po bën një video, ku një grua tregon eksperiencën e çuditshme, që i ndodhi me një porosi. Ajo tregon se i arriti në shtëpi një peshqir i skuqur, në vend të mishit të pulës që ajo kishte porositur.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Filipine.
Raporti i IKSHPK’së: Një i vdekur dhe pesë raste të reja me koronavirus në KosovëLexoni edhe:
Alice thotë se kuptoi se diçka nuk po shkonte me ushqimin, në momentin që po e priste me thikë për të ushqyer të birin.
Në postimin në llogarinë e saj në Facebook, ajo shkruan: “Ne porositëm ushqim të shpejtë (Fast Food) një pulë të skuqur për djalin tim. Dhe ndërsa isha duke u përpjekur t’i jepja një kafshatë, pashë se ishte shumë e vështirë për ta prerë atë. U përpoqa ta hapja me duar dhe u shtanga kur pashë se ishte një peshqir i skuqur. Kjo është me të vërtetë shumë shqetësuese. Si është e mundur të hidhni një peshqir në tigan dhe ta skuqni atë”, pyet gruaja e habitur nga ndodhia.
Ajo gjithashtu shkruan: “Është shumë e neveritshme dhe e turpshme”, komentoi gruaja, e hutuar për peshqirin e skuqur.
“Unë u përpoqa të qetësohem pas kësaj, por më tregoni ju, si?”, shton ndër të tjera.
(Kosova Sot Online)