Marihuanë, armë e para – detaje se çka u gjetë në shtëpinë e gjilanasit

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 16:16
Marihuanë, armë e para – detaje se çka u gjetë në shtëpinë e gjilanasit

Është bastisur  shtëpia e të dyshuarit G. A. (1994) në Gjilan, nën dyshimin në lidhje me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i substancave narkotike dhe psikotropike”.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi si në vijim:

“Një armë – revolver “Magnum” me tridhjetë e shtatë (37) copë  fishekë. 67 qese të vogla të plastikës me substancë të dyshuar narkotike. Nga njësiti i Anti drogë  është bërë testi fushor dhe e njëjta  ka rezultuar pozitiv në e  llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej tetëdhjetë pikë gjashtë ( 80.6)  gramëve e gatshme për shitje.. 400 franga Zvicrane dhe 90 euro”, njofton policia.

I dyshuari  është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nga hetuesit e Hetimeve Regjionale dhe hetuesit e DHTN-së në Gjilan.

Prokurori i shtetit  ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuarit të ndalohet për 48 orë dhe rasti të procedohet në të njëjtën Prokurori.

(Kosova Sot Online)