Arrestohet shtetasi i Shqipërisë i cili akuzohej për vrasjen në tentativë në Prishtinë

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 11:53
 Arrestohet shtetasi i Shqipërisë i cili akuzohej për vrasjen në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka  bërë të ditur se ditën e djeshme ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë i cili akuzohet për vrasje në tentativë.

Sipas policisë, vrasja në tentativë kishte ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Veternik.

Ndërsa, i dyshuari që atëherë kishte qënë në arrati.

“Veternik – Prishtinë 15.12.2020 – 18:10. Me datën 09.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë i cili në dhjetor të vitit 2020 kishte kryer veprën në fjalë dhe deri me tani ishte në arrati. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)