Pa platformë të unitetit politik, nuk mund të shkohet në Bruksel

Pa platformë të unitetit politik, nuk mund të shkohet në Bruksel
Pa platformë të unitetit politik, nuk mund të shkohet në Bruksel

Faik Krasniqi

  • 10 June 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi kërkon që spektri politik i Kosovës, pozitë dhe opozitë, ti tejkalojnë dallimet që kanë sa i takon vazhdimit të dialogut me Serbinë, të hartojnë një platformë nacionale me qëndrime nga të cilat nuk do të ketë lëkundje, por e cila e përjashton në mënyrë kategorike Asociacioni serb si kompromis të arritjes së marrëveshjes.

Kosova nuk i përket një subjekti politik. Por as edhe e të gjithë subjekteve politike që janë në Kosovë. Kosova është shtet i të gjithëve. Kur janë ne pyetje interesat kombëtare, duhet të bëhen të gjithë bashkë, pozitë dhe opozitë.

Qeveria duhet ta ketë një platformë të përbashkët politike me partitë opozitare. Në Bruksel duhet të shkohet mirë të përgatitur, me përfaqësim edhe të opozitës dhe një grupi ekspertesh jashtë skenës politike. Asociacioni me kompetenca ekzekutive as që duhet të vjen në shprehje. Këtë e synon Serbia. Do të ishte një kancer i brendshëm i shtetit të Kosovës. Më mirë shkëmbim territori, të paktën do e merrnim Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".