SHSKUK konfirmon lajmin për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 11:57
 SHSKUK konfirmon lajmin për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë

Imri Jashari është shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka konfirmuar edhe zyra për informim në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Nga kjo zyrë kanë thënë se Jashari është ulur në detyrë.

“Zyra për medie e ShSKUK-së, ju konfirmon se Komisioni Disiplinor, ka vendosur ta ulë nga detyra e drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë”, është thënë për gazetën.

Lajmin për shkarkimin e Jasharit e ka konfirmuar më herët edhe kryetari i këtij komisioni, Florim Zejnullahu.

Ai ka thënë se Jashari ka të drejtë ankese për vendimin e marrë.

Ndërsa, vendimi për shkarkimin e tij është bazuar në raportin e Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj të këtij viti, në orën 12:00 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

(Kosova Sot Online)