Goditet ashpër “mbretëria” kriminale e oligarkut Devolli

Goditet ashpër “mbretëria” kriminale e oligarkut Devolli

Gani Qarri

  • 10 June 2021 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pas vendimit të shumëpritur të Qeverisë së re legjitime për shkëputjen e kontratës kriminale të Z- Mobile me Telekomin e Kosovës, oligarkët Devolli po e marin dhe një ndëshkim tjetër të madh pasi që ditë më para Qeveria e re vendosi ta ndërpres kontratën inkriminuese dhe anulojë vendimin korruptiv të Qeverisë së kaluar mbi vazhdimin e Homologimit të Veturave për kompaninë e mafio-oligarkut Devolli.

Zotimet e fushtës zgjedhorë nga partija që tash është në pushtet, LVV, për ti zhbërë të gjitja monopolet zhvatëse që e dëmtojnë ekonominë e lirë të tregut dhe zhvatin kuletën e  qytetarit, tashmë po bëhen realitet. Për aq më tepër, në këtë mënyrë po merr fund edhe “mbretëria” kriminale e oligarkëve Devolli, me dënimin meritor nga institucionet e reja legjitime të shtetit të Kosovës, duke shkëputur të gjitha monopolet zhvatëse me të cilat e kishte veshur këtë kompani mafioze, krimo-politika e lidhur me nëntokën. Kjo lidhje kishte filluar dhe ishte forcuar për të gjitha mandatet mbi 10 vjeçare, që për fatin e mirë të qytetarëve të vendit dhe shtetit të Kosovës, po mbeten pas si akte të trishta që i takojnë të kaluarës.

Kështu që, përveç shkëputjes së kontratës kriminale të Z- Mobile me Telekomin e Kosovës, së fundi edhe Kuvendi me legjislaturën e re, po u jep një goditje tjetër Devollëve, pasi që Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë ka votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, Ligj ky që parasheh heqjen e tërësishme të homologimit si dhe mundësinë e bartjes së pagesës me rastin e ndërrimit të pronësisë së automjetit, që do të ishte edhe një lehtësim me rëndësi për qytetarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".