Gruaja zgjohet pas 10 muajsh në koma, kishte lindur edhe foshnjen

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 15:07
 Gruaja zgjohet pas 10 muajsh në koma, kishte lindur edhe foshnjen

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, sipas raporteve të mediave lokale.

Cristina Rosi, 37 vjeçe, ishte shtatë muajshe shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar.

Vajza e saj, Caterina, u lind me operacion çezarian urgjent. Sidoqoftë, zonja Rosi mbeti në koma me dyshime për dëmtime të trurit.

Ajo tani është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, “Mamma”, tregoi burri i saj.

“Ne nuk e prisnim këtë, ishte një gëzim i vërtetë pas kaq shumë vuajtjesh,” tha Gabriele Succi për gazetën La Nazione.

Zonja Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill për të marrë kujdes specialisti gjatë shërimit të saj.

Burri dhe nëna e saj ishin pranë saj kur ajo foli.

Trajtimi i saj jashtë vendit është paguar nga një faqe e financimit të fondeve, e cila deri më tani ka mbledhur më shumë se 170,000 euro për rehabilitimin e mëtejshëm, përfshirë fizioterapinë.

“Cristina nuk njihet tani,” u citua z. Succi të thoshte nga faqja e lajmeve Arezzo Notizie.

“Ajo është më e relaksuar, ata i hoqën trakeotominë dhe nwpwrmjet një pompe i dhanë asaj një ilaç që do të çonte në progresin fizik.”

Vajza e çiftit kaloi disa muaj në spital për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes.

(Kosova Sot Online)