1 viktimë dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 15:02
1 viktimë dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar edhe një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësiës.

Njoftimi i MSH’së:

10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)