Edita Tahiri: Ka rrezik që të bëhet treg i përbashkët me Serbinë, Kosova mos të bëjë gabime

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 12:48
 Edita Tahiri: Ka rrezik që të bëhet treg i përbashkët me Serbinë, Kosova mos të bëjë gabime

Ish-negociatorja e Kosovës në bisedimet Kosovës-Serbi,  Edita Tahiri ka thënë se në vend të një tregu përbashkët me Evropën, ka rrezik se mund të krijohet një treg i përbashkët me Serbinë.

Sipas saj kjo është një kthim prapa për rajonin dhe një alternativë që të krijohet Serbia e madhe.

“Ne vend se nje treg i perbashket me Evropen, ka rrezik qe te behet treg i perbashket me Serbine. Eshte nje kthim prapa per rajonin dhe nje mundesi qe Serbia te kthehet ne hegjemon ekonomik ne Ballkan, si nje rruge alternative per te krijuar “Serbine e Madhe”, duke qene se deshtoi politikisht kur tentoi ndryshimin e kufijve ne tre vitet e fundit. Kosova duhet te kete kujdes mos ta bej gabime!”, ka shkruar ajo, në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)